“Ne “ESP Consulting” ofrojmë shërbime cilësore të ndërmjetësimit për punësim, dhënien e vlerësimit për potencialet e burimeve njerëzore, proceseve të punës, si dhe trajnime gjithëpërfshirëse për: kandidatë të interesuar për punësim dhe kompani që duan forcë punëtore cilësore. Fokusi ynë kryesor është: kërkimi, rekrutimi, trajnimi dhe menaxhimi i fuqisë punëtore, duke influencuar në rritjen e kapaciteteve njerëzore në përfaqësimet e tyre të mëtejshme. Misioni ynë është të ndihmojmë, jo vetëm kompanitë por edhe kandidatët në ofrimin e një vendi të përshtatshëm pune, me synim përmbushjen e kërkesave të tyre, si dhe hulumtojmë dhe orientojmë në ofrimin e atij vendi pune që çon drejt rritjes profesionale dhe kërkesave në të ardhmen.”