Ne, jo vetëm ju punësojmë, por ne përputhim personalitetin dhe përvojën tuaj me një punëdhënës që ju përshtatet.
“Shumë kohë nga jeta juaj kalon duke punuar. Është e rëndësishme të jeni të motivuar në atë që bëni dhe të shijoni punën. ESP synon evidentimin e pikave tuaja të forta profesionale dhe ato karakteriale, aftësitë që zotëroni, synimet tuaja për rrugëtimin në karrierë, me qëllim përputhjen e përvojës dhe personalitetit tuaj me një punëdhënës që ju përshtatet. Marrëdhënia e konsulentëve tanë me kandidatët është thelbësore në gjetjen e pozicionit të duhur të punës për çdo kandidat. Ne ju ndihmojmë, që nga fillimi i kërkimit të punës, deri në finalizimin me sukses të intervistës me kompaninë e referuar. Gjithashtu, ne ju ndihmojmë në dhënien e këshillave apo udhëzimeve për rritjen e aftësive tuaja gjatë prezantimit në intervistë, si dhe hartimin, rishikimin cilësor të CV-së tuaj.”
Ne punësojmë, Ne trajnojmë, Ne qëndrojmë së bashku!