ANALIST I QERASE FINANCIARE / LEASING

Credins Bank kërkon të punësojë Analist i Qerase Financiare/Leasing, i cili duhet të mirëadministrojë  portofolin e rasteve të qirasë financiare në manaxhim, në mënyrë që të sigurojë ruajtjen e cilësisë së tij dhe të marrëdhënieve korrekte me klientelën e bankës.

Funksionet dhe përgjegjësitë:

  • Administron kërkesat e reja për financim.
  • Negocion Ofertën Financiare me klientin.
  • Siguron plotësinë dhe saktësinë e informacionit të klientit të ri.
  • Kryen një analizë dhe vlerësim të situatës financiare, mbi bazën e kërkesave kryesore të Procedurave për financimin Leasing.
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme përformancën e portofolit nën administrim, sipas kushteve të kontratës.

 

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomë në shkencat ekonomike, profili Ekonomik, (preferohet të ketë kualifikime pasuniversitar në shkenca financiare).
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 2 vjet në sistemin Bankar apo Insititucione Financiare dhe veçanërisht në fushën e kredidhënies.
  • Të marrë mbi vetë përgjegjësitë e punës duke përmbushur deadline.
  • Të jetë i orientur ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për orare të zgjatura të punës.
  • Të ketë aftësi bashkëpunimi në grup.



    Çfarë ofron Credins Bank:
  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje dhe pagë të 13-të.
  • Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, etj.
  • Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj.

 

Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë.

 

Apliko

ESP Consulting deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar dhe Udhëzimin nr. 42, datë 22.07.2014 "Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë"
Apliko

Apliko

Emri
Mbiemri