Koordinator Eventesh

Funksionet dhe përgjegjësitë:

  • Organizimi i eventeve bazuar në të gjitha detajet e Urdhrit të Eventit.
  • Organizimi dhe përgatitja e eventit sipas konfirmimit të Departamentit të Shitjeve.
  • Organizimi i personelit të shërbimit, ndarja e detyrave të tyre.
  • Koordinimi i shërbimit gjatë eventit.
  • Trajnimi i stafit për të ofruar një performancë dhe shërbim special ndaj klientit.
  • Përdorimi i duhur i të gjitha pajisjeve në Bankete.
  • Zbatimi i vazhdueshëm i standardeve dhe procedurave të shërbimit.
  • Mirëpritja e mysafirëve në një mënyrë të sjellshme dhe miqësore.
  • Ofrimi i shërbimit cilësor ndaj klientit dhe sigurimi i plotësimit të nevojave të tij.
  • Mbikëqyrja e eventit dhe anëtarëve të ekipit gjatë gjithë shërbimit.
  • Udhëzimi i kamarierëve të banketit në vendosjen e tavolinave dhe përgatitjen e vendit.
  • Planifikimi i stafit të banketeve dhe përgatitja e grafikut javor të detyrave, për zhvillimin e eventit.
  • Koordinim në vendosjen e sallave të konferencave, sipas kërkesave.
  • Kryerja e inventarit mujor, fletëllogaritjet e konsumit dhe të stafit të banketeve.
  • Rregullimi, sistemimi dhe pastrimi i zonës pas eventit.
  • Planifikimi, organizimi dhe kontrolli i punëve ditore.

 

Kriteret e nevojshme:

  • Të ketë eksperiencë në sektorin e sherbimit (Food & Beverage Service).
  • Të jetë i orientur ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për orare të zgjatura të punës.
  • Të ketë aftësi bashkëpunimi në grup.
  • Të marrë mbi vetë përgjegjësitë e punës duke përmbushur deadline.

 

Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë.

Apliko

ESP Consulting deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar dhe Udhëzimin nr. 42, datë 22.07.2014 "Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë"
Apliko

Apliko

Emri
Mbiemri