Funksionet dhe përgjegjësitë:
- Realizimi i objektivave të (vendosura nga kompania) shitjes sipas sasisë, kodeve dhe vlerës financiare.
- Njohja shumë e mirë e tregut dhe shfrytëzimi optimal i mundësive që ofron tregu.
- Ndjekja e ecurisë së kompanive dhe produkteve konkurrente.
- Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët, furnitorët, distributorët dhe actorët e tjerë në treg.
- Këshillimi dhe gjetja e zgjidhjeve për klientët.
- Kujdesi për brandet, imazhin dhe asetet e kompanisë.
- Përkrahja dhe nxitja e shitjes për produktet e reja dhe zbatimi i standardeve merchandising.
- Shtimi i pandërprerë i njohurive dhe aftësive profesionale.
- Kujdesi për ndarjen e njohurive me pjestarët e skuadrës.
- Raportim i rregullt mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania.
- Kujdesi dhe mbështetja për çdo aktivitet të organizuar nga kompania në të gjithë territorin e Shqipërisë.
- Gatishmëria për të bërë çdo detyrë tjetër që i kërkohet nga kompania.
Kriteret e nevojshme:
- Preferohet arsim i lartë
- Njohje e mire e gjuhës angleze
- Njohje e mire e paketës Microsoft Office
- Leje drejtimi Automjeti (Klasi B)
Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë.