Credins Bank kërkon të punësojë Analist i Qerase Financiare/Leasing, i cili duhet të mirëadministrojë portofolin e rasteve të qirasë financiare në manaxhim, në mënyrë që të sigurojë ruajtjen e cilësisë së tij dhe të marrëdhënieve korrekte me klientelën e bankës.
Funksionet dhe përgjegjësitë:
- Administron kërkesat e reja për financim.
- Negocion Ofertën Financiare me klientin.
- Siguron plotësinë dhe saktësinë e informacionit të klientit të ri.
- Kryen një analizë dhe vlerësim të situatës financiare, mbi bazën e kërkesave kryesore të Procedurave për financimin Leasing.
- Monitoron në mënyrë të vazhdueshme përformancën e portofolit nën administrim, sipas kushteve të kontratës.
Kriteret e nevojshme:
- Diplomë në shkencat ekonomike, profili Ekonomik, (preferohet të ketë kualifikime pasuniversitar në shkenca financiare).
- Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 2 vjet në sistemin Bankar apo Insititucione Financiare dhe veçanërisht në fushën e kredidhënies.
- Të marrë mbi vetë përgjegjësitë e punës duke përmbushur deadline.
- Të jetë i orientur ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për orare të zgjatura të punës.
- Të ketë aftësi bashkëpunimi në grup.
Çfarë ofron Credins Bank: - Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje dhe pagë të 13-të.
- Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
- Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, etj.
- Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj.
Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë.