KËSHILLUES KLIENTI MIKRO

Funksionet dhe përgjegjësitë:

  • Identifikimi i klientëve potencial dhe promovimi i të gjithë produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga banka.
  • Analiza e Kërkesave të klientit që nga mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm e deri në realizimin e raport analizës.
  • Bashkëpunimi me njësitë e tjera pjesë e bankës për të realizuar një analizë të plotë e klientit si dhe ndjekjen e klientëve me probleme.
  • Menaxhimi i portofolit me qëllim ruajtjen e cilësisë së tij.
  • Analizimi i situatës financiare të biznesit, njohje shumë e mirë e pasqyrave financiare.

 

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomë në shkencat ekonomike, profili Ekonomik, (preferohet të ketë kualifikime pasuniversitar në shkenca financiare).
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 1 vjet në sistemin Bankar apo Insititucione Financiare dhe veçanërisht në fushën e kredidhënies Mikro.
  • Të marrë mbi vetë përgjegjësitë e punës duke përmbushur deadline
  • Të jetë i orientur ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për orare të zgjatura të punës.
  • Të ketë aftësi bashkëpunimi në grup.

 

Çfarë ofron Credins Bank:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje dhe pagë të 13-të.
  • Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, etj.
  • Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj.

 

Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë

Apply

Apply

First
Last