Funksionet dhe përgjegjësitë:
- Asiston në marrjen e vendimeve dhe ushtrimin e kompetencave;
- Përpilon dhe administron politika këshillimi, planifikimi strategjik dhe financiar për kompaninë;
- Zbaton, monitoron, rivlerëson strategjitë dhe politikat e kompanisë;
- Studion faktoret dhe ofron keshilla per nisma të reja për mbarevajtjen e biznesit, zhvillimin e mëtejshëm, marketingun, marrëdhëniet me publikun dhe fushatat publicitare;
- Siguron administrimin me efektivitet dhe eficience të burimeve financiare, materiale dhe njerëzore të kompanisë, në përputhje me politikat e brendshme dhe legjislacionin në fuqi;
- Ofron këshillim për lidhjen e marrëveshjeve të ndryshme me institucione të ndryshme (publike apo private) brenda fushës së veprimtarisë së kompanisë dhe siguron zbatimin e tyre.
Kriteret e nevojshme:
- Të ketë arsim të lartë (diplomë master e preferueshme në degen juridik dhe/ose finance);
- Eksperiencë të mëparshme në të njëjtin pozicion pune ose të ngjashëm, për më shumë se 5-vjet;
- Të komunikojë rrjedhshëm me shkrim dhe me gojë në gjuhen Shqipe dhe Angleze;
- I/E vemendesheme ndaj detajeve dhe standardeve të kërkuara;
- I/E disponuesheme dhe me deshirë të punojë sipas orareve të kërkuara.
Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë.