Funksionet dhe përgjegjësitë:
- Organizimi i eventeve bazuar në të gjitha detajet e Urdhrit të Eventit.
- Organizimi dhe përgatitja e eventit sipas konfirmimit të Departamentit të Shitjeve.
- Organizimi i personelit të shërbimit, ndarja e detyrave të tyre.
- Koordinimi i shërbimit gjatë eventit.
- Trajnimi i stafit për të ofruar një performancë dhe shërbim special ndaj klientit.
- Përdorimi i duhur i të gjitha pajisjeve në Bankete.
- Zbatimi i vazhdueshëm i standardeve dhe procedurave të shërbimit.
- Mirëpritja e mysafirëve në një mënyrë të sjellshme dhe miqësore.
- Ofrimi i shërbimit cilësor ndaj klientit dhe sigurimi i plotësimit të nevojave të tij.
- Mbikëqyrja e eventit dhe anëtarëve të ekipit gjatë gjithë shërbimit.
- Udhëzimi i kamarierëve të banketit në vendosjen e tavolinave dhe përgatitjen e vendit.
- Planifikimi i stafit të banketeve dhe përgatitja e grafikut javor të detyrave, për zhvillimin e eventit.
- Koordinim në vendosjen e sallave të konferencave, sipas kërkesave.
- Kryerja e inventarit mujor, fletëllogaritjet e konsumit dhe të stafit të banketeve.
- Rregullimi, sistemimi dhe pastrimi i zonës pas eventit.
- Planifikimi, organizimi dhe kontrolli i punëve ditore.
Kriteret e nevojshme:
- Të ketë eksperiencë në sektorin e sherbimit (Food & Beverage Service).
- Të jetë i orientur ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për orare të zgjatura të punës.
- Të ketë aftësi bashkëpunimi në grup.
- Të marrë mbi vetë përgjegjësitë e punës duke përmbushur deadline.
Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë.