Funksionet dhe përgjegjësitë:
- Shërbimi në kohë dhe me cilësi i të gjithë klientëve që paraqiten në sportel, duke respektuar procedurat dhe rregulloret e arkës.
- Verifikimi i klientëve të cilët kryejnë veprime në sportel.
- Sigurimi që rregulloret kundër Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të zbatohen me përpikmëri.
- Mirëmbajtje e dokumentacioneve që plotësohen apo dorëzohen nga klientët si mandat arketime, mandate pagesa, ceqe, libreza etj.
Kriteret e nevojshme:
- Diplomë e arsimit të lartë në Shkencat Ekonomike.
- Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit dhe veçanërisht në pozicionin e ARKËTARES.
- Motivim dhe dëshirë për t’ju bashkuar ekipit tonë.
- Të ketë aftësi komunikuese, organizuese dhe bashkëpunimi në grup.
- Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze.
- Të ketë njohuri të (mira të paketës MS Office apo programeve informatike).
- Të jetë orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për të punuar me orare feksibël.
Çfarë ofron Credins Bank:
- Një paketë financiare konkurruese skema bonusimi, pagë të 13-të
- Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
- Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, etj.
- Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj.
Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë.